Nuk bëhet fjalë për një tratativë mes palëve, por thjesht një ide. Interi po mendon t’i propozojë Barcelonës një shkëmbimin e Naingolanit me Arturo Vidal.
Të dy mesfushorët kanë të njëjtin rol, por karakteristika të ndryshme. Lojtarë cilësorë, por disi problematikë me sjelljen e tyre. Aspekti financiar përben problem. Naingolan ka kontratë me Interin që skadon në vitin 2022 dhe përfiton 4.5 milionë euro në sezon tek zikaltrit, ndërsa Vidal merr dyfishin e pagës tek Barcelona, 9 milionë euro në sezon.
Vlera futbollistëve është pak a shumë e njëjtë. Shkëmbimi është vetëm një ide, por që shumë shpejt palët mund të nisin bisedimet. Kalimi i Arturo Vidalit tek Interi është përfolur shpesh, madje një vit më parë ai dukej shumë pranë kalimit te zikaltrit, derisa Barcelona ndërhyri dhe bllokoji gjithçka.
Arsyet që e bëjnë të mundur realizimin e një operacioni të tillë janë të shumta, madje marrëdhëniet që kanë dy mesfushorët me drejtuesit e klubeve respektive nuk janë nga më të mirat. Për momentin, situata paraqitet e tillë, por kjo që duket thjesht si një ide, pritet që në orët e ardhshme të kalojë në fakte konkrete.