Sport Juventusi merr De Ligtin, do të jetë lojtari i dytë më i...

Juventusi merr De Ligtin, do të jetë lojtari i dytë më i paguar i Seria A

Juventusi pritet të zyrtarizojë mbrojtësin Matthijs de Ligt. Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshjen me Ajax-in dhe me vetë lojtarin e menaxherin e tij Mino Raiola. PSG ishte afër marrëveshjes, por afrimi i Leonardos si drejtor sportiv ndryshoi gjithçka dhe “Zonja e Vjetër” e shfrytëzoi momentin.

70 milionë euro do të derdhen në arkat e klubit të Ajax-it, ndërsa vetë lojtari do të marrë shifra të frikshme. Ai do të behet futbollisti i dytë më i paguar në Seria A.

12 milionë euro do të jetë rroga për superyllin e ri të ekipit plus bonuset.

De Ligt do të jetë i dyti më i paguar pas Ronaldos, dhe përpara lojtarëve të kalibrit si Dybala, Pjanic apo Icardi.