Bota Johnson pranon: Kam nevojë për bashkëpunimin e europianëve

Johnson pranon: Kam nevojë për bashkëpunimin e europianëve

Boris Johnson, favorit për të pasuar postin e kryeministres britanike, Theresa May dhe mbrojtës i zjarrtë i një Brexit të vështirë, pranoi të hënën në mbrëmje se ka nevojë për bashkëpunimin e Bashkimit Europian për të zbutur tronditjen në rast të një largimi pa marrëveshje.

Në një intervistë për BBC-në, Boris Johnson siguroi se nëse zgjidhej kryeministër, atëherë qeveria e tij nuk do të vendoste në asnjë rast kontrolle, as kufij ”të ashpër” me Irlandën e Veriut, pasi rreziku i rikthimit të një kufiri mes kësaj province britanike dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE-së, mbetet një nga një çështjet delikate të Brexit.

“Sigurisht, kjo nuk varet vetëm nga ne”, pranoi ish-ministri i Punëve të Jashtme.

”Kjo varet edhe nga pala tjetër. Natyrisht ekziston një element shumë i rëndësishëm, ai i reciprocitetit dhe i bashkëpunimit”, theksoi ai.