Aktualitet Gjeti portofolin me euro, prostituta shqiptare e dorëzon në polici

Gjeti portofolin me euro, prostituta shqiptare e dorëzon në polici

Veprimi i një prostitute shqiptare në Itali po bën xhiron e mediave të shtetit fqinj.

22-vjeçarja dorëzoi në polici një portofol të gjetur në rrugë me 150 euro brenda.

Portofoli i ra një 32-vjeçareje italiane afër një karburanti në  Binasco, Milano mbrëmjen e së shtunës.

Italiania shkoi në polici mëngjesin tjetër për të bërë denoncimin e humbjes së portofolit, por aty u përball me një surprizë.

Portofoli ishte dorëzuar në komisariat nga 22-vjeçarja shqiptare me të gjitha dokumentet dhe paratë brenda.

Por nuk përfundon këtu. Pas gjestit të mirë të shqiptares, shtetasja italiane shkoi ta takojë dhe ta falënderojë.

22-vjeçarja i tha se kishte bërë vetëm detyrën e saj duke shtuar: “Unë nuk kam zgjedhur ta bëj këtë punë, jam e detyruar të qëndroj në rrugë. Kur e pashë portofolin e mora fshehurazi sepse kisha frikë se dikush do më shihte e do më sulmonte për të marrë paratë apo dokumentet. Doja ti kthehej pronares ashtu siç ishte.”

32-vjeçarja u kthye përsëri për ti bërë një dhuratë vajzës, e cila i bëri vetëm një kërkesë të vetme: “Hajde më tako para Krishtlindjeve, dua të jap edhe unë një dhuratë.”