Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.
Në arsyetimin e bërë nga Presidenti për këtë vendim thuhet se është konstatuar se disa dispozita të veçanta të këtij ligji paraqesin paqartësi në formulimin e tyre; “nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike”.
Ky ligj u miratua në Kuvend më 8 maj dhe iu dërgua Presidencës për dekretim.