Sport Pankina e Prishtinës/ Po ikën Josa, por vjen Daja

Pankina e Prishtinës/ Po ikën Josa, por vjen Daja

Pas eliminimit turpërues në pareliminatoret e Europa Ligës përballë një ekipi amator nga Gjibraltari, te Prishtina po kërkojnë të gjejnë fajtorët.

Cili do të ishte vendimi më lehtë sesa shkarkimi i trajnerit. Mirel Josa po përflitet gjithmonë e më shumë se do të largohet nga pankina e nënkampiones së Kosovës, për t’i dhënë mundësi stafit të ri teknik, të përgatisë ekipin në fazën e kësaj vere.

Një emër që po përflitet për tu ulur në stolin e Prishtinës është Ilir Daja. Trajneri shqiptar që ka një eksperiencë të madhe, mbylli pa lënë shenjë aventurën te Flamurtari dhe preferohet nga hierarkia drejtuese për të rivendosur ekipin në drejtimin e duhur.

Problem i madh mbetet paga e lartë e Dajës, i cili merrte 5 mijë euro në muaj te Flamurtari.

Mbetet për tu parë se cilat do të jenë hapat e radhës të drejtuesve të klubit të Prishtinës, por me shumë siguri Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i dhjetë herë kampionëve të Kosovës.

Kandidat tjetër është Ramiz Krasniqi. Emri i selektorit të Kosovës U19 është në ‘pole position’ për të marrë drejtimin e Prishtinës pasi ka qenë më parë pjesë e bardhebluve.

Një tjetër trajner që po vlerësohet është Bylbyl Sokoli, aktualisht në kontratë te Ferizaj, por i joshur nga ideja për të drejtuar ekipin e Prishtinës.