Aktualitet Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit bëhet pjesë e UNESCO

Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit bëhet pjesë e UNESCO

Komiteti Botëror i Trashëgimisë futi në listën e pasurive të UNESCO dhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

Një pjesë e liqenit të Ohrit që shtrihet në Maqedoninë e Veriut, përfshirë këtu zonën kodrinore dhe qytetin e Ohrit kanë qenë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO që prej vitit 1979.

Kësaj radhe, sesioni i 43 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore vendosi të zgjerojë hartën duke përfshirë këtu dhe pjesë veriperëndimor të liqenit të Ohrit që shtrihet në Shqipëri, gadishullin e vogël të Linit dhe rripin e tokës që e lidh atë me kufirin maqedonas.

Në mbrojtje janë marrë dhe rrënojat e Kishës Kristiane, e ndërtuar në mes të shekullit të VI-të.

Përveç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO si Butrinti, Gjirokastra dhe Berati.