Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën sërish thirrje për protestën e 8 korrikut, që do të mbahet nga opozita.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi bën me dije se ka komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Kryemadhit, fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë korrupsionit është e jashtëzakonshme.
Gjithashtu kryetarja e LSI paralajmëron se do të ketë takime, por nuk jep detaje më të hollësishme.
Statusi i plotë:
Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.
Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.
Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.