Kryesore Meta përsërit propozimin: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe për Presidentin

Meta përsërit propozimin: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe për Presidentin

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe një herë tjetër qëndrimin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të Përgjithshme e gjithashtu të votohet edhe për Presidentin më 13 tetor.

“Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit. Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës”.

Meta shkruan se “është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!”