Gjashtë parti do të hyjnë në parlamentin e ri grek, bazuar në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku bie në sy mungesa e partisë së të djathtës ekstreme ”Agimit i artë”.
”Demokracia e Re” arriti një fitore historike, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 7 korrikut në Greqi, pas 90,85% të votave të numëruara.
Ndarja e votave dhe posteve të secilës parti në parlament është si më poshtë:
”Demokracia e re” – 39,78% me 158 vende në parlament.
SYRIZA – 31,56% me 86 vende.
ΚΙΝΑL – 7,97% me 22 vende.
Partia Komuniste e Greqisë (ΚΚΕ) – 5,34% me 15 vende.
Eltiniki Lysi (Zgjidhja Greke) – 3,74% me 10 vende.
MeRA25 – 3,47% me 9 vende.