Politika Klosi: Amerikanët më sollën informacion për korrupsionin e një kryeministri

Klosi: Amerikanët më sollën informacion për korrupsionin e një kryeministri

Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi u pyet se çfarë ndodh kur drejtuesi i shërbimit informativ ka në dorë informacione për afera të kryeministrit, duke qenë se jep llogari tek ky i fundit.

I ftuar në emisionin “Provokacija” në ABCNews, Klosi tha se ka pasur informacione të tilla dhe kjo është një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit.

Mustafa Nano: Çfarë ndodh nëse strukturave të SHIK-ut i bie në dorë një informacion shumë i rëndësishëm, i cili flet për afera korruptive të kryeministrit. Çfarë ndodh?

Fatos Klosi: Po. Më kanë rënë mua. Ça do ndodhë? Kam ngelur unë në këtë rrethanë.

Mustafa Nano: Ti në këtë rrethanë si kryetar i SHIK-ut nuk e informon kryeministrin?

Fatos Klosi: Jo, unë nuk e kam informuar. Por i kam pyetur ata që e sollën informacionin, kanë qenë amerikanët.

Mustafa Nano: Fjala ishte për kë kryeministër?

Fatos Klosi: Për një kryeministër.

Mustafa Nano: Po ju një kryeministër keni pasur.

Fatos Klosi: Tre, kështu që e kam më kollaj për t’u fshehur. Ia çova presidentit.

Dhe presidenti tha “po unë ça ta bëj këtë”, fjalë për fjalë.

Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona.

Në qoftë se mendohet se është i korruptuar kryeministri është skandal, nuk shtrohet problemi ça bën SHIK-u.

Kemi ardhur në një vend ku shteti nuk i ka parashikuar këto gjëra.