Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapë 11 kuti votimi në Qarkun e Lezhës pas ankimit të bërë nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, sipas së cilës në 30 Qershor kandidatit Eduart Ndocaj i janë vjedhur votat nga komisionerët socialistë.
Përfaqësuesit ligjor të kësaj partie argumentuan se në të paktën 11 qendra votimi ka një mospërputhje mes numrit të fletëve të votimit krahasuar me pjesëmarrjen e zgjedhësve.
Provat e sjella nga përfaqësuesi ligjor i kandidatit Eduart Ndocaj duket se bindën jo vetëm komisionin Qendror të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që 11 kutitë e votimit të hapen ditën e nesërme në orën 10 të paradites.
Sakaq KQZ rrëzoi gjatë ditës së sotme edhe një pjesë të ankimeve të bëra nga Bindja demokratike për hapjen e kutive të votimit dhe shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve në 41 bashki ku kandidoi me përfaqësuesit e saj, me argumentin se mungonin prova.