Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të hapur 11 kuti në Bashkinë e Lezhës, pas kërkesës ankimore të Partisë Konservatore Albania dhe kandidatit për kryebashkiak Eduard Ndocaj.
Ankimuesit thanë se rezultojnë mospërputhje mes numrit të votave dhe votuesve. Partia Socialiste mbështeti gjithashtu kërkesën.
Si rezultat i verifikimit të votave, Eduard Ndocaj doli vetëm me 3 vota më shumë.
Kryetari i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, tha se palët e kanë kthyer procesin në një farsë, pasi nga ana e ankimuesve nuk u kërkua të shihej lista e votuesve për të parë sa persona kanë shkuar të votojnë.