Shëndet Për të parandaluar tensionin e lartë, konsumoni këto ushqime

Për të parandaluar tensionin e lartë, konsumoni këto ushqime

Hipertensioni njihet gjerësisht si presioni i lartë i gjakut. Hipertensioni nuk është gjë tjetër, veçse humbja e aftësive që kanë enët e gjakut për t’u tkurrur dhe relaksuar atëherë kur duhet. Hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrasës i fshehtë”, sepse mekanizmi i sipërpërmendur prishet për shkaqe të paditura. Sëmundja përkeqësohet gradualisht dhe kjo shtrihet në një hark të gjatë kohor, ndaj shpeshherë individët e kanë të vështirë të kuptojnë dhe më pas t’i drejtohen mjekut.

Prania e hipertensionit tek një pacient rrit rrezikun për të zhvilluar edhe patologji të tjera si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare Një prej këshillave më të shpeshta që jepen kur vuani nga hipertensioni është të ndryshoni regjimin ushqimor.

Selino mban nën kontroll kolesterolin dhe stimulon veshkat si dhe shërben për të luftuar hipertensionin. Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut. Lëngu i selinos është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen e një shëndeti të mirë pasi largon toksinat nga trupi.

Banane: Për të patur një tension të rregullt duhet që të hani ushqime që kanë sa më shumë magnez dhe kalcium. Një ndër frutat që i ka të dyja këto lëndë është bananja. Studjuesit këshillojnë që të hani 1 banane çdo mëngjes, pasi ul tensionin e lartë (ose rrit tensionin e ulët) përgjatë gjithë ditës.

Hudhra- Studimet e ndryshme kanë zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e tensionit të lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e mjekimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të alicilinës, përbërësit aktiv në hudhër.

Erëzat: Erëzat jo vetëm që ndihmojnë në dhënien e një shijeje të mirë ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Rigoni, piperi i zi, borziloku dhe shafrani ndihmojnë të ulet tensioni i lartë i gjakut.