Aktualitet Shantazhonin dhe kërkonin favore seksuale, prangosen dy fierakët

Shantazhonin dhe kërkonin favore seksuale, prangosen dy fierakët

Janë vënë në pranga dy burra nga fshati Cakran i Fierit pasi për disa muaj me radhë kishin shantazhuar dhe i kërkonin favore seksuale një gruaje.

Të dy personat me inicialet G.M, 44 vjeç dhe J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran u arrestuan nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Koshovica” pasi e kërcënon gruan nga Fieri se do t’i publikonin në rrjetet sociale disa foto të saj personale.

Aksioni në fjalë u zhvillua nga efektivët e Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor.

Bëhet me dije se të dy të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë.