Politika Veliaj i drejtohet Gjykatës, kërkon konfirmimin e mandatit të dytë

Veliaj i drejtohet Gjykatës, kërkon konfirmimin e mandatit të dytë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili u zgjodh për një mandat të dytë nga zgjedhjet e 30 qershorit i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të legjitimuar mandatin e tij.

Veliaj u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit ku kandidonte përballë rivalit nga Bindja Demokratike Arben Skënderi.

Ai u shpall fitues me 152,230 vota e ndërsa riavli i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.