Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia lokale e Elbasanit kanë ndërmarrë një operacion të gjerë pasditen e së enjtes.
Mësohet se rreth 30 magazina dhe ambiente të ngjashme u janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për lëndë narkotike, armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.
Kontrollet janë kryer edhe pranë zonës ku u modifikuar furgoni i grabitësve të Rinasit.
Lajmi konfirmohet për mediat nga burime nga Elbasani ndërsa ende nuk ka të dhëna për rezultatet e operacionit në fjalë.