Politika Rama e la pa post, flet Bushati: S’luftoj për ofiqe. Ja emrat...

Rama e la pa post, flet Bushati: S’luftoj për ofiqe. Ja emrat e tjerë që ndryshojnë

Ditmir Bushati nga sot nuk do të jetë më drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama e zëvendësoi Bushatin me Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

“Nuk ka rëndësi posti, rëndësi ka për çfarë çështjesh luftoj e punoj, mungesa e ofiqit më ndihmon të çoj përpara projektet për të cilat jam angazhuar”, tha Bushati për mediat.

Rama propozoi ndryshime në udhëheqjen e socialistëve të qarqeve.

“Jam gati të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera”, tha Rama.

Qarku i Tiranës do drejtohet nga Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Ikën Blerina Gjylameti.

Qarkun e Lezhës do e drejtojë Sandër Lleshi. Ikën Lindita Nikolla.

Sekretarët e rinj

Ilir Beqja emërohet Sekretar për Koordinimin e Këshillave Drejtues

Lindita Nikolla, sekretare për burimet njerëzore

Blerina Gjylameti, sekretare për dixhitale

Sekretar për Rininë, Gent Cakaj

Sekretar për Organizimin dhe Kordinimin, Arben Pëllumbi