Autoritetet holandeze kanë konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur të premten e 19 korrikut në kanalin Rhine të Amsterdamit i përket Festim Latos, 43 vjeç.
Sipas policisë holandeze, 43 vjeçari është viktimë e një krimi, i cili për herë të fundit ishte parë me 13 korrik.
Ndërkohë departamenti i hetimeve po kërkon informacione për të zbuluar kohën e vdekjes si dhe prova të tjera që mund të jenë të rëndësishme për hetimet.
Ndërsa akoma nuk ka asnjë informacion të konfirmuar në lidhje me shkaqet e vërteta të ngjarjes për arsye hetimi.