Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka bërë xhudo me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi. Trajneri Driton Kuka ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet Majlinda dhe kryeministri i dorëhequr Haradinaj duke bërë xhudo.
“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar”, ka shkruar Kuka në Facebook.