Modest siç e ka mësuar profesori i tij u shfaq Solskjaer në deklaratën e parë pas suksesit në debutimin kundër Kardifit. “Futbolli është i thjeshtë nëse ke lojtarë të mirë. Kam një grup lojtarësh me cilësi të pabesueshme. Erdha mbrëmjen e së mërkurës dhe kisha vetëm të enjten dhe premten me lojtarët.
Runi më dërgoi një mesazh dhe më dha disa këshilla, ndoshta është merita e tij. Ai më tha që t’i bëj të luajnë futboll, t’i lejoj ta shijojnë veten dhe të jemi Mançester Junajtid. Jang dhe Shou duhet të shtynin më lart. Nëse luajmë kështu, do jem i lumtur. Sekreti ishte në mbrojtje. Dy qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit e krahut ishin të shkëlqyer. Tani t’i marrim ndeshjet një e nga një”.