Një shqiptar 26-vjeçar u zhduk pa lënë gjurmë pasditen e së hënës së 29 korrikut. Policia helene tha se po kërkon për gjetjen e tij në të gjithë zonën e ishullit Chios.
Zhdukja e 26-vjeçarit i lindur në Fier u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë Kalamoti në mëngjesin e së martës 30 korrik 2019, kur filluan hetimet për vendndodhjen e tij.
Sipas autoriteteve greke, i zhdukuri quhet Lorenc Metaj. Ai ka lindur më datë 1 qershor 1993. Mediat helene shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222.
Shqiptari kishte shkuar për 20 ditë pushime për të takuar familjen, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.