Dhjetë pretendentë për nominimin demokrat për zgjedhjet e 2020 janë përballur në një debat televiziv që nxori në pah ndasitë e thella të partisë për atë se cila është mënyra më e mirë për të fituar presidencialet.
Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, kandidatët më liberalë në fushën e shumë populluar, u vunë nën sulm nga kolegët e tyre më të moderuar.
Tre gra dhe shtatë burra ishin në skenë në Michigan, ku debatuan për sistemin shëndetësor, politikat kufitare dhe se si do të mundnin Donald Trumpin.
10 demokratë të tjerë, mes të cilëve Joe Biden dhe Kamala Harris, do të debatojnë të mërkurën.
Disa kandidatë e nisën debatin në Detroid duke kritikuar politikat e ua rren dhe Sanders e duke i quajtur ato jo realiste.
Kujdesi shëndetësor është një çështje e rëndësishme për demokratët dhe ishte në fokus edhe gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit.
10 kandidatët në skenë patën dallime edhe për sa i takon krizës në kufirin SHBA-Meksikë.
Të 10 aspirantët ishin kryesisht në një mendje për sa i takon dhunës me armë zjarri, parave të pista në politikë dhe nevojës për të adresuar ndryshimet e klimës.
Fituesi i nominimit presidencial demokrat do të zgjidhet korrikun e ardhshëm në konventën e partisë. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen muaj më vonë, në nëntor.