Ekonomi Më të pasurit e botës, 117 miliardë dollarë humbje në vetëm një...

Më të pasurit e botës, 117 miliardë dollarë humbje në vetëm një ditë

500 njerëzit më të pasur në botë humbën 117 miliardë dollarë, ose 2.1 për qind të pasurisë së tyre të hënën, kur bursat amerikane shënuan rënien më të madhe të këtij viti.

21 anëtarë të indeksit të miliarderëve të “Bloomberg”, humbën 1 miliard dollar ose më shumë ndërsa investitorët reaguan ndaj rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Themeluesi i “Amazon” Jeff Bezos ishte më i prekuri, me rreth 3.4 miliardë tkurrje, e megjithatë ai vazhdon të mbetet njeriu më i pasur në planet me 110 miliardë dollarë.

Humbësit e tjerë të mëdhenj ishin manjati francez Bernard Arnault, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, biznesmeni indian Mukesh Ambani dhe bosi i “Microsoft”, Bill Gates.

Për pasanikët e globit, kjo ishte kthesë dramatike, pas fitimeve të qëndrueshme të kohëve të fundit. Por me gjithë humbjet e së hënës, 500 individët në Indek, kontrollojnë gati 5.4 trilionë dollarë, sipas Bloomberg, 11 për qind më shumë se në 1 janar.