Kristi Vangjeli ka firmosur me Tiranën. Mbrojtësi korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të bardhebluve për një sezon.
Klubi me më shumë tituj kampion në Shqipëri bën me dije se ish-futbollisti i Skënderbeut do t’i bashkohet ekipit në ditët e fundit të muajit gusht.
Mbrojtësi veteran ka luajtur në Greqi, Ukrainë dhe Rumani gjatë karrierës së tij, ndërsa me Kombëtaren e Shqipërisë ka luajtur 35 ndeshje.