Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rikthyer në vëmendje vizitën e 2007-ës të ish presidentit George W.Bush në Fushë –Krujë.
Ambasada sqaron se në sajë të festimeve për 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit, përgjatë këtij viti do të postojë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë dhe miqësinë e SHBA me Shqipërinë ndër vite.
“Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.