Nëse ushtroheni vazhdimisht, duke djegur yndyrna me idenë se do të keni nën kontroll peshën por edhe djegien e stomakut apo urthin, atëherë duhet të ndaleni!.
Ju ndoshta kurrë nuk do të përmbushni qëllimet tuaja për të arritur në peshën që dëshironi në këtë lloj mënyre. Kjo për shkak se djegia e yndyrës nuk është zgjidhja e këtij problemi. Ja se çfarë duhet të dini për këtë mit dhe për lidhjen e vërtetë midis stërvitjes dhe humbjes së peshës.
Nëse shikoni pankartat në mure që flasin për humbjen e peshës, apo dëgjoni vazhdimisht trajnerët e palestrës, gjatë gjithë kohës do të jeni të fiksuar mbas idesë se duhet të digjni dhe hiqni yndyrnat e tepërta nga trupi juaj. Por mjekët këshillojnë se mënyra e duhur për të shmangur djegien e stomakut apo urthin, është stërvitja me ushtrime relativisht të ngadalta. Kjo metodë stërvitjeje do të djegë më shumë yndyrë dhe në fund të ditës do të keni humbur më shumë peshë sesa duke kryer një ushtrim me intensitet të lartë.
Thelbi i gjithë kësaj ideje është se trupi djeg një përzierje të yndyrës dhe të karbohidrateve. Sa më pak aktiv të jeni në një moment të caktuar, aq më e madhe është mundësia që kjo përzierje të shkaktojë djegie stomaku nga yndyra. Ndërsa rrisni intensitetin e aktivitetit tuaj, rritet edhe përqindja e karbohidrateve, në kohën që pushoni do të do të keni hequr rreth 85 për qind të yndyrës nga kjo përzierje.
Për njerëzit mund të jetë e habitshme por nëse ushtroheni vazhdimisht me kohë afatgjatë në këtë përzierje do të ketë 50 për qind yndyrë dhe 50 për qind karbohidrate, por kjo nuk do të thotë se ky proces biologjik është çelësi i humbjes së peshës nga stërvitja. Ekspertët shpjegojnë se ata që besojnë në këtë proces thjesht do të mbrojnë stomakun e tyre.
Edhe pse për shumë njerëz që ushtrohen çdo ditë nuk do të tingëllojë mirë, humbja e peshës duke kryer ushtrime me intensitet të lartë është e dëmshme dhe kilet e hequra do t’i rifitoni sërish, qoftë edhe në një periudhë të shkurtët pushimi.
“Ashtu si krejt papritur do të humbisni yndyrat nga trupi juaj, po ashtu do t’i rifitoni,” thotë Christopher Breen, një trajner palestre në Long Island.
“Nëse përcaktuesi kryesor i humbjes së peshës ishte përqindja e yndyrës që do të digjni, atëherë do të ishte mirë të kontrolloni edhe nivelin e karbohidrateve në trupin tuaj, pasi djegia e karbohidrateve është më shumë e rëndësishme sepse krijon djege stomaku, duket e çuditshme por kot nuk i këshillojmë klientët që të mos konsumojnë shumë karbohidrate”, shton Breen.
“Nëse ushtroheni me intensitet të ulët, do të digjni më shumë kalori ,” thotë Christine Brooks, një pedagog në Universitetin e Sporteve në Florida.
Një person që ecën mesatarisht një orë mund të djegë disa kalori, kështu që nëse doni të digjni më shumë atëherë ecni më shumë me biçikletë.
Kur të planifikoni një stërvitje, ndoshta duhet të mendoni më shumë për kohën që do të harxhoni sesa për kaloritë e djegura, pra nëse keni 30 ose 45 minuta kohë para ose pas punës atëherë është e kotë të shkoni në palestër për t’u ushtruar sepse nuk do të humbni peshë por kohë.
Nëse doni të keni linja perfekte dhe të jeni i shëndetshëm njëkohësisht, përdorni një logjikë matematikore të thjeshtë.
Nëse bëni ecje rreth një orë në ditë, ju do të humbni 200 kalori, ku 100 prej tyre do të jenë yndyrna dhe 100 prej tyre do të jenë karbohidrate. Kjo metodë është më e këshillueshme nga mjekët pasi është më e shëndetshme.
“Kur punoj me njerëzit në palestër duhet t’u them atyre se gjithçka është çështje kalorish, nëse balancojnë kaloritë e tyre do të kenë të gjitha organet e tyre të shëndetshme. Kjo është një mënyrë e mirë se si të anashkaloni djegien e stomakut dhe shumë probleme të tjera shëndetësore,” thotë Breen. Gjithashtu, ai shprehet se ky mit do të vazhdojë pasi është një koncept shumë i lehtë për t’u kuptuar.
Zakonisht asgjë nga këto nuk këshillohen nëpër palestra ditët e sotme, por një ecje e thjeshtë ose një vrap i lehtë në një park është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rimarrë energji, për të përmirësuar shëndetin, për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen dhe të digjni kalori njëkohësisht.
Kur keni kohë, bëni stërvitje më të gjata, duke u përpjekur më shumë. Gjithashtu duhet të këshilloheni me një dietolog për të krijuar një program ushqimor që do të anashkalojnë djegien e stomakut dhe kryeni ushtrime me intensitet të ulët. Shumëllojshmëria në programin tuaj do t’ju mbajë më të freskët fizikisht dhe nga ana mendore, se sa orët e gjata në palestër çdo ditë. Duke qenë i freskët ju do të keni dëshirë më shumë për t’u ushtruar dhe do të humbisni më shumë peshë në mënyrë të shëndetshme./The Washington Post/