Aktualitet FOTO: Aksidenti tek “Komuna e Parisit”, 4 makina të përplasura

FOTO: Aksidenti tek “Komuna e Parisit”, 4 makina të përplasura

Katër makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur mesditën e sotme tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë një makina e pastrimit të qytetit, një Benz, një Golf dhe një Smart.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti ndërkohë mësohet se është arrestuar shoferi i makinës së pastrimit të qytetit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë gjendja e dehur e shoferit.

Nga përplasja Smarti ka përfunduar në trotuar duke dëmtuar një shtyllë dhe një pemë.

Fotot: LSA