Mbyllet në mënyrë dramatike një nga ngjarjet më të bujshme në mediat amerikane gjatë muajve të fundit.
Miliarderi Jeffrey Epstein ka vrarë veten në qelinë e tij në një burg të Nju Jorkut, një muaj pas tentativës së parë dhe vetëm pak orë pas zbulimit të qindra faqesh dokumentacioni mbi akuzat e rënda që peshojnë mbi të.
Shumë interesante në këtë pjesë ka qenë dëshmia e njërës prej vajzave, Virginia Roberts Giuffre, e cila ka deklaruar se miliarderi në atë periudhë e kishte shndërruar në një skllave seksi dhe e kishte shtrënguar të kishte marrëdhënie seksuale me personazhe të njohur, deri tek princi Andrea i Anglisë, duka i Jorkut dhe djali i mbretëreshës Elisabeth, por edhe senatorin Geroge Mitchell, guvernatorin e New Mexico Bill Richarddson dhe avokatin e njohur Alan Dershowitz.
Akuza të rënda, që me vetëvrasjen e Epstein rrezikojnë të mbyllen përgjithmonë, edhe pse me siguri të vazhdojnë kërkesat për dëmshpërblim.
Deri në vitin 2005, viti ku u arrestua për herë të parë me akuzën e krimeve seksuale, Epstein cilësohej si një nga financierët më të famshëm dhe gjenial të Wall Street, me miqësi të forta në botën e biznesit por edhe të politikës, dhe ishte i mik i presidentit Donald Trump, por edhe i familjes Clinton.