Politika “Italia nuk ka ndërhyrë në shpalljen e mbretërisë shqiptare”

“Italia nuk ka ndërhyrë në shpalljen e mbretërisë shqiptare”

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të premten e 24 gushtit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përgatitjen e shpalljes mbret të Ahmet Zogut dhe me përgënjeshtrimin e ndërhyrjes së Italisë në këtë eveniment të rëndësishëm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Drejt shpalljes së monarkisë në Shqipëri

Londër, 23 gusht. Korrespondenti i Daily Telegraph në Trieste telegrafon:

“Shpallja e Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë do të ndodhë në mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese në Tiranë të shtunën e ardhshme.

Sipas lajmeve të marra nga Shqipëria, deklarata për krijimin e një monarkie dhe një mbretërie në Shqipëri është jashtëzakonisht popullore.

Përgënjeshtrohet çdo ndërhyrje e Italisë në shpalljen e mbretërisë shqiptare dhe ka arsye të mira për të besuar se ky përgënjeshtrim është i saktë.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania