Bota Krishtlindja në Australi, termometri shënon 47 gradë

Krishtlindja në Australi, termometri shënon 47 gradë

Një valë të nxehti pritet të godasë pjesën më të madhe të Australisë në Javën e krishtlindjeve, duke i rritur temperaturat deri në 12 gradë celsius mbi mesataren e dhjetorit.

Autoritetet në Viktoria kanë lëshuar paralajmërime për shëndetin. E rreziku nga vapa shtrihet edhe në australianë perëndimore, atë jugore e në Tasmani.

Ditën e kërshëndellave, termometri mendohet se do të shënojë 47 gradë celsius në rajonin Kimberley, në perëndim të vendit. Në këtë mënyrë, do të thyhet edhe rekordi i mëparshëm i 46,5% gradëve celsius, i cili u vendos në fillim të këtij muaji.

Autoritetet shëndetësore janë vënë në alarm; ato thonë se këto kushte atmosferike mund të ndikojnë sidomos tek sëmundjet e lidhura me zemrën.

Australianët, krishtlindjet i festojnë në plazh, përgjithësisht me temperatura që shkojnë tek 40 gradët. Megjithatë i nxehti këtë radhe, është ca si shumë dhe për ata vetë.

Ekspertet thonë se situata është pasojë e një fronti ajri përvëlues që është grumbulluar në perëndim të vendit ku nuk ka pasur shumë aktivitet musonik, ashtu siç duhet të ndodhte në këtë kohë të vitit.