Nuk janë mjaftuar me Coutinhon, bashkë me brazilianin, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë blerë së fundmi dhe talentin francez Michael Cuisance. 20-vjeçari luante për ekipin e Borussia Munchengladbah me të cilët kaloi dy sezone.
Mediat gjermane shkruajnë se Bayern Munchen ka paguar plot 10 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit, i cili ka luajtur 37 ndeshje në kampionatin gjerman.