Frank Lampard arriti pas tri ndeshjesh fitoren e parë me Chelsea-n në Premier League, pasi mundi 3-2 Norwich në fushën e kësaj të fundit. Blutë e Londrës mund të marrin pak frymë lirisht pasi ishin nën presion duke qenë se kishin marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para.
Do të jetë gjithsesi një sezon i vështirë për legjendën e klubit Lampard, i cili ka marrë përsipër të rindërtojë skuadrën, edhe pse nuk ka marrë përforcime. Për më tepër, disa prej yjeve të skuadrës, si Pedro e Kante, kanë qenë të dëmtuar këtë fillim sezoni.
Pasi miqtë kaluan dy herë në epërsi, Norwich arriti dy herë të barazonte në pjesën e parë, por goli i Tammy Abraham në të 68’, i dyti për të gjatë ndeshjes, rezultoi vendimtar për fatet e takimit. Pas 3 ndeshjesh, Chelsea renditet në vend të dhjetë dhe shpreson që kundërshtarët të lënë pikë për të mos mbetur mbrapa.