Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se Beogradin e presin ditë të vështira në bisedimet Kosovë-Serbi.
Pas një sërë takimesh që zhvilloi në SHBA në lidhje me Kosovën, Vuçiç nënvizoi faktin se “çdo bisedë me përfaqësuesit e fuqisë kryesore në botë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për mosmarrëveshje”.
“Këto nuk janë gjëra të lehta as të thjeshta për ne,” deklaroi presidenti serb. “Ne do të luftojmë në kushte të vështira, nuk do të jetë e lehtë. Nuk presim ditë të lehta, as një vjeshtë të lehtë dhe as një dimër të thjeshtë për ne”, u shpreh ai.
Vuçiç u shpreh gjithashtu se nuk ishte hera e parë që Serbia është në një situatë të tillë, por shtoi se ai do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, për popullin serb në Kosovë, për interesat kombëtare dhe shtetërore, shkruan SI.
Pas një takimi me Vuçiçin në Nju Jork disa ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.
Presidenti serb deklaroi nga ana tjetër se i kërkuar që “SHBA-së që të lobojë edhe më fuqishëm te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe”.
Ai tha se Serbia e kupton pozicionin e Shteteve të Bashkuara për pavarësisë së Kosovës, por deklaroi se nuk do të ndalonte së luftuari për kërkesat e Beogradit. Duke komentuar takimin me Sekretarin Smerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Mattheë Palmer, Vuçciç nuk kanë diskutime qenë të lehta, por ato janë biseda të njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm.
I pyetur në një intervistë me “Zërin e Amerikës” mbi qëndrimin amerikan ndaj marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se çfarë ofron Serbia, Vuçiç tha se ajo që ka ofruar ai nuk është pranuar nga askush në botë, dhe as nga vetë shqiptarët.
“Pozicioni i Amerikës është disi i ndryshëm, dhe unë nuk mund të flas keq për pozicionin e SHBA-së në këtë drejtim. Unë dua të flas për dallimet midis Amerikës dhe Europës: Gjermania kishte një qëndrim të veçantë, nuk kërkon prekjen e kufijve, por nuk do të flasim se cili do të jetë rezultati. Amerikanët ishin më shumë mendje të hapur, ata thanë se nuk i intereson marrëveshja për aq kohë sa arrihet njohja e ndërsjellë”, tha Vuçiç.