Aktualitet Vapa nuk ikën me gushtin! Temperaturat e larta do t’ju përvëlojnë edhe...

Vapa nuk ikën me gushtin! Temperaturat e larta do t’ju përvëlojnë edhe në shtator

Nëse po nxitoni t’i bëni pushimet tuaja gjatë ditëve të fundit të gishtit, duhet të mësoni se keni ende kohë!

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e nxehta të këtyre ditëve do të vazhdojnë edhe 10 ditët e para të muajit shtator.

Në të gjithë territorin e vendit do të shënohen temperatura që arrijnë vlerën maksimale 37 gradë Celsius.

“Pas kësaj date, temperaturat zbresin në vlera tipike të muajit Gusht, 34 apo 35 gradë Celsius. Parashikohet që edhe 10-ditëshi i parë i muajit Shtator të jetë me temperatura të larta dhe i nxehtë”, tha meteorologia Adiola Bani në një intervistë për “Klan”.

Pas vapës përvëluese, pritet që pjesa e dytë e shtatorit të sjellë rrebeshe shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.