Kuriozitete Panda më e vjetër në botë feston ditëlindjen (FOTO)

Panda më e vjetër në botë feston ditëlindjen (FOTO)

Panda më e vjetër në botë, që mbahet në rezervat, mbush 37 vjeç. Xin Xing, e cila ka tejkaluar shumicën e të ngjashmëve të saj me rreth 2 dekada, u trajtua me një tortë të përbërë nga ushqimet e preferuara, gjatë një feste të organizuar në nder të saj në parkun e Chongqing, në jug të Kinës.

Sipas përfaqësuesve të parkut zoologjik, Xin Xing, emri i të cilës do të thotë “yll i ri”, është rreth 110 vjeç sipas moshës njerëzore.

Yin Yanqiang, përfaqësuesi i kopshtit zoologjik, thotë: “Pandat e rezervatit mund të jetojnë deri në të njëzetat, ndërsa vetëm disa e kalojnë moshën 30-vjeçare. Xin Xing është 37 vjeç, çka e bën pandën më të vjetër në botë”.

Xin Xing iu dorëzua kopshtit zoologjik në jug të Kinës në vitin 1983 dhe filloi të riprodhohej në vitin 1992. Në vitin 2002, Xin Xing lindi dy panda në të njëzetat e saj, duke thyer rekordin si panda më e vjetër që riprodhohet.

Gjatë jetës së saj ka lindur 10 vogëlushë panda dhe ka 137 trashëgimtarë të shpërndarë në më shumë se 20 vende e rajone.