Sport Mihajloviç firmos për të dalë nga spitali

Mihajloviç firmos për të dalë nga spitali

Trajneri serb i Bolonjës ishte i pranishëm në stadium për hapjen e sezonit.

Sinisa Mihajlovic bën surprizën dhe shfaqet në Bentegodi të Veronës. Trajneri i Bolognas, që 40 ditë më parë bëri të ditur lajmin se ishte me leucemi, u ul në stolin e skuadrës së tij për ta drejtuar në javën e parë të kampionatit italian të futbollit. Në momentin që ai hyri në fushën e lojës, ai u prit me ovacione dhe duartrokitje të shumta nga tifozët.

Më pas mediat italiane kanë zbuluar se trajneri i Bolonjës ka dalë vetë me dëshirë nga spitali duke firmosur për këtë lëvizje. drejtuesit e klubit i kanë ofruar gjithashtu një kabinë të mbyllur dhe izoluar në stadium për të mos u ekspozuar shumë në publik në këtë moment kur imuniteti i tij është i dobësuar nga kimioterapia. Por ai nuk pranoi qëndroi në pankinë dhe më pas nga sa raportojnë mediat italiane është rikthyer në spital.