Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qerasur me një akullore homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi të dy udhëheqësit morën pjesë në shfaqjen ajrore MAKS-2019.
Mbi 800 biznese nga vendet të ndryshme po marrin pjesë në ngjarjen MAKS-2019, për të cilën Rusia shpreson se do të rritë shitjet e avionëve të prodhuar rusë.
Presidenti Vladimir Putin prezantoi avionin e ri luftarak të Rusisë Su-57.
Ndërkohë të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit raketor të Rusisë.