Interi qëndron statik në pozicionin e tij dhe nuk bën asnjë hap pas. Ikardi është jastë projektit, madje edhe nëse nuk do të ndryshonte fanellë, nuk do të riintegrohet.
Pas pohimeve të Marotës përpara ndeshjes me Leçen, drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, me replikën e ashpër që i bëri guas-agjente, sot drejtuesit i kanë përsëritur qëndrimin e tyre lojtarit.
Si shkak shërbeu vizita që presidenti Zhang bëri te skuadra gjatë stërvitjes, për të përgëzuar trajnerin Konte dhe lojtarët për të fitoren e bukur në ndeshjen e parë në kampionat kundër Leçes.
Numri një i zikaltërve, së bashku me Marotën, e ka takuar personalisht Ikardin dhe i ka pohuar vendimin e marrë, ai tek Interi nuk ka më të ardhme. Për argjentinasin mbeten kështu vetëm dy mundësi, ose të pranojë të stërvitet pa patur mundësinë të luajë në ndeshje, ose ta vijojë karrierën e tij tjetërkund.