Kryesore PS mbledh Kryesinë, në fokus ‘ngërçi’ i Shkodrës (fotot)

PS mbledh Kryesinë, në fokus ‘ngërçi’ i Shkodrës (fotot)

Socialistët janë mbledhur sot për herë të parë pas pushimeve verore.

Dy kanë qenë çështjet në fokus: gjetja e zëvendësuesit së Valdrin Pjetrit dhe se kush do të jetë i deleguar për të mbuluar qarkun si i deleguar i PS.

Nga fotot e LSA shihet kryeministri Edi Rama i cili mbërriti si gjithmonë me look-un e tij mjaft sportiv.

Menjëherë pas tij në seli kanë mbërritur edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.