Piu thjesht një gotë birrë, por i sollën faturën marramendëse. Çudia i ndodhi gazetarit australian Peter Lalor në barin e një hoteli në Mançester, Angli.
Lalor priste të paguante diçka tek 6,76 dollarë, por fatura i vjen 10 mijë herë më shumë, plot 67,689 dollarë.
Ai tha për CNN se gjithmonë i ka pëlqyer birra dhe vera e mirë, por nuk do paguante kurrë më shumë se 10 dollarë për një gotë.
Ndërsa ka postuar foton në twitter ai shkruan: Kjo është birra më e shtrenjtë në histori.
Lalor tregon se kur i sollën faturën nuk i kishte syzet vënë, po kur i thanë çmimin qeshi u habit tej mase. “E kishin rritur çmimin 10 mijë herë më shumë”, tregon ai.
Ndërkohë dikush nga Menaxhimi i hotelit i tha atij se paratë do i riktheheshin dhe se ai nuk duhej të shqetësohej, por disa ditë më vonë, gruaja e tij i tha se 67,000 dollarë, ishin zhdukur nga llogaria.
Banka e tij tha se duhen rreth 10 ditë për të rimbursuar shumën, kështu që Lalor po pret me ankth.
“Unë nuk jam një njeri i pasur,” tha ai. “Unë mund të bleja një makinë me atë shumë.”
Ndërkohë në një prononcim për CNN, hoteli tha “Ne gjithmonë vlerësojmë çmimet tona dhe pranojmë se kjo ishte diçka e pazakontë. Shpresojmë që së shpejti ta ftojmë Pjetrin përsëri për një pije tjetër. Tjetra është padyshim nga shtëpia!”