Pas ndjesës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar po ashtu mesazhet e ndjesës nga vetë FFF-ja si dhe nga mediat franceze, për gafën e rëndë në interpretimin e himnit të flamurit tonë në Stade de France.
Kryeministri e përgëzon kombëtaren franceze për fitoren e merituar dhe uron t’i shohë të dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombetare të dy vendeve.