Java e ardhshme mbetet me vranësira dhe reshje të pakta, por me temperatura mbi 32°c. Sot moti vijoi me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në jug dhe zonat qendrore, por reshje të përkohshme do ketë veriu i vendit.
Edhe nesër, vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në jug dhe qendër, por reshjet lokalizohen në veri dhe disa zona të qendrës si Kruja, Tirana dhe Elbasani.
Përgjithësisht, java që vjen sjell kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por reshjet mbeten të përkohshme dhe kryesisht në zonat veriore.
Edhe pse vranësirat do të jenë të shpeshta, temperaturat e ajrit mbeten të larta deri nga dt. 16 shtator; vlerat maksimale mbeten mbi 32°c.