Politika Presidenca “thumbon” Pezën: E vërteta e binjakëzimit të Lazios me Peqinin…

Presidenca “thumbon” Pezën: E vërteta e binjakëzimit të Lazios me Peqinin…

Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza tha në emisionin “Opinion” se deklarata e Presidentit të Republikës për një raport që paralajmëronte për një skenar të djegies së parlamentit ishte i pavërtetë. Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi që nuk e ka kursyer ironinë për Pezën.

“I pavërtetë është premtimi për binjakëzimin e Lazios me Peqinin, por jo që ekziston një raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit.

Ndryshe nga mungesa e një kontrate për binjakëzimin Lazio-Peqini, dokumenti që informon Presidentin për rrezikun e djegies së Parlamentit EKZISTON dhe është I VËRTETË”, shkruan Blushi.