Extra Si u festua Krishtlindja anembanë botës (FOTO)

Si u festua Krishtlindja anembanë botës (FOTO)

Njerëzit me veshje të zbukuruara marrin pjesë në festën e Krishtlindjeve.

Sot, anembanë globit mund të ketë me mijëra foto mbresëlënëse, por të zgjedhurat nga revistat ndërkombëtare janë ato që shprehin çaste dhe ndjesi të ndryshme të një dite kaq domethënëse.

Nga dimri i akullt tek plazhet, nga oborri mbretëror e deri tek lutjet e indonezianëve, patriarkë dhe princa, njerëz nga të gjitha sferat e jetës në të gjithë globin festojnë Krishtlindjen.

Këto foto ndajnë me të gjithë më shumë se një mesazh paqeje e mirësie.

Shikoni si janë festuar Krishtlindjet në botë.

Sandringham, Britani e Madhe

Princi Charles, Princi William, Catherine, Dukesha e Cambridge, Meghan, Dukesha e Sussex-it dhe Princi Harry mbërrijnë në kishën St Mary Magdalene Church, për Krishtlindje.

Sidnei, Australi

Një burrë bën surf duke mbajtur në kokë një kapuç të Santa-s.

Vatikan

Papa Françesku lutet duke celebruar Krishtlindjet.

Hanoi, Vietnam

Një nënë ka veshur të birin me kostumin e Santa Claus përpara Katedrales së shekullit 19-të, St Joseph.

Qaraqosh, Irak

Në kishën katolike, në Syriac, të gjithë luten për Krishtlindje.

Tokio, Japoni

Njerëzit marrin pjesë në paradën e Krishtlindjeve, Marunouchi, në rrugën Nakadori, në Tokio.

Bangalore, Indi

Të krishterët duke marrë pjesë në lutjen e Krishtlindjeve, në kishën Infant Jesus.

Uashington DC, SHBA

Donald Trump dhe Melania Trump, nga Shtëpia e Bardhë, u bëjnë telefon fëmijëve të komandove amerikane që sot nuk ndodhen pranë fëmijëve të tyre.

Londër, Britani e Madhe

Në Ditën e Krishtlindjeve, ka edhe notarë të zellshëm. Ajo që njihet si Kupa e Piter Panit i vë në garë të gjithë në këtë ditë të shënuar.

Xinjiang, Kinë

Turistët bëjnë xhiro me karrocat me kuaj në borë, në Xinjiang Uygur.

Pandeglang, Indonezi

Njerëzit luten për të gjithë të prekurit nga tsunami, në kishën Carita Pentecostal.

Burimi: The Guardian