Aktualitet Kallëzohet penalisht për “shpërdorim detyre” ish-kryebashkiakja e LSI-së

Kallëzohet penalisht për “shpërdorim detyre” ish-kryebashkiakja e LSI-së

Është kallëzuar penalisht ish kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira.

Kryetari aktual, ish deputeti i PS, Nuri Belba i zgjedhur më 30 qershor dorëzoi në prokurori kallëzimin penal  ndaj Rirës me akuzën “shpërdorim detyre”, për  procedurën e ndjekur nga Bashkia kur drejtohej nga Rira lidhur me “Ndërtimin e fushës së re të sportit, bashkia Prrenjas”.

Rira u zgjodh kryetare e Bashkisë në 2015-ën dhe vinte nga radhët e LSI.