Të pish një birrë ose një gotë verë në ditë mund të ndihmojë në mbajtjen larg të diabetit.
Në këtë përfundim ka dalë një studim shkencor spanjoll, pasi, sipas tij, alkooli në sasi të moderuara përmirëson metabolizmin e glukozës në gjak.
Diabetikët kanë probleme me shpërbërjen e glukozës, gjë që shkakton sheqerin e lartë në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe mbipeshë.
Kërkuesit shkencorë në Barcelonë konsiderojnë sasi të moderuar alkooli një kriko të vogël ose një gotë verë 200 ml.