Një modele që quhet “Perëndesha e Antraksit”, e cila mendohet se ka pasur lidhje me kartelet meksikane, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze.
35-vjeçarja Claudia Ochoa Felix thuhet se ka qenë pjesë e vrasësve të Kartelit të Sinaloas, që ka pasur në kryer “El Chapo”-n, përpara se ai të ekstradohej në SHBA.
Mediat lokale bëjnë me dije se modelja ka vdekur gjatë natës për shkak të mbidozës. Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ka qenë pjesë e një plani për ta eliminuar.
Claudia ka qenë e martuar me trafikantin e drogës “El Chavo Felix”, me të cilin ka 3 fëmijë.