Policia e Shtetit ka publikuar listën me emrat dhe fotot e 31 personave më të kërkuar në qarkun e Shkodrës.
Në mesin e tyre janë persona të dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit, vrasje, vrasje me paramendim, si dhe persona të tjerë të dënuar me 25 vite.
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve, duke garantuar anonimatin, që të japin informacione nëse kanë dijeni për vendndodhjen e personave më të kërkuar të këtij qarku, apo disponojnë informacione rreth tyre.