Një i ri ka mbetur i plagosur me thike në qendër të qytetit tw Shkodrës.
Pas një konflikti mes disa personave, sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.Smajli.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal te Shkodrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale të mjekëve specialistë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.